Të paktën 15 persona janë vrarë ndërsa përleshjet mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm shiit kanë vazhduar gjatë natës në Bagdad.
Zyrtarët thonë se dhjetëra të tjerë u plagosën pasi protestuesit besnikë të Muqtada al-Sadr sulmuan pallatin presidencial.
Dhuna u ndez pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.
Kryeministri i përkohshëm i Irakut ka bërë thirrje për qetësi dhe ushtria ka shpallur shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera, shkruan BBC.
Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja, transmeton Klan Kosova.
Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej në misionin gjerman për shkak të përplasjeve.