Të martën në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kur janë bërë 23 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1.600 persona figurojnë si të zhdukur, shkruan InLajmi.
Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Pas Luftës së Dytë Botërore, shërbimi për të humburit i Kryqit të Kuq gjerman zbardhi fatin e milionave vetëve. Sot ai punon në shkallë ndërkombëtare, me kontakte deri në Guantanamo.
Dita ndërkombëtare e të zhdukurve është një ditë e përvitshme përkujtimore më datë 30 gusht, që duhet të kujtojë për fatin e njerëzve, që në kundërshtime me vullnetin e e tyre dhe te kushteve te tyre janë internuar.
Dita Ndërkombëtare e Personave të zhdukur me dhunë shënohettë martën në Kosovë me aktivitet të shumta, ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, Obelisku para Kuvendit.
Poashtu në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë që mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm në Sheshi “Skënderbeu”, pastaj Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka siguruar një hapësirë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës, me ç’rast ia dhuron zyrtarisht çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate. /InLajmi/