Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se mos zbardhja e fatit të mbi 1.600 personave të zhdukur me dhunë nga Kosova është plaga më e thellë e Kosovës, prandaj më 30 gusht i gjithë populli i Kosovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve për më të dashurit e tyre, raporton InLajmi.
Për ti dhënë fund ankthit dhe dhimbjes së pafund të familjarëve të zhdukurve, presidentja Osmani ka kërkuar nga Serbia që të tregoj vendndodhjen e qytetarëve tanë të zhdukur si dhe të përgjigjet për krimet e saj gjatë luftës së fundit

“Bëjë thirrje që se bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia përfundimisht të përgjigjet për krimet e kryera por edhe të tregoj vendndodhjen e më të dashurve tanë, qytetarëve tanë për të cilët akoma nuk e dimë se ku janë”, është shprehur Osmani të martën para mediave pas homazheve tek Obelisku për personat e zhdukur.
Tutje ka bërë të ditur e para e vendit se institucionet e Kosovës prioritet në dialogun me Serbinë e kanë vu çështjen e të pagjeturve, që Serbia ti jap informatat dhe të zbardhet fati i tyre, për ti dhënë fund ankthit dhe pritjes së familjarëve që ende presin të dinë për fatin e më të dashurve.
“Siç e dini në dialogun me Serbinë është vu në fokus çështja e të zhdukurve dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara duke e bërë të pamundurën në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi Serbia t’i jap të gjitha të dhënat që do të na qonin deri në zbardhjen e fatit të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë”, është shprehur presidentja Osmani.
Osmani, shpreson që në bashkëpunim me palën ndërkombëtare do të arrihet marrëveshje për të zhdukurit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. /InLajmi/





















