Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq, shprehet kritik ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiq për dialogun me Kosovën me theks për marrëveshjen e fundit për leternjoftimet, transmeton InLajmi.

Ai ka thënë se vendimin për njohjen e dokumeneteve të Kosovës, është një kompromis i ‘dhimbshëm’ meqë Serbia nuk fitoi asgjë në këmbim.

Për tepër Jeremiq ka thënë se Serbia nuk ka marrë asgjë nga vendimet nga dialogu në Bruksel tash e 10 vite që negociatat po i udhëheq Aleksandër Vuçiq
Jeremiq nuk jep ndonjë arsye më shumë se çfarë ka shtyrë presidentin Vuçiq të bëjë nkoncesionin e tillë, ndërsa thekson ai se partia e tij do të propozoj në Kuvend platformën për negociata me Kosovën.
Jeremiq tha për gazetën Nova se në një seancë speciale për Kosovën, deputetët e Partisë Popullore do të paraqesin propozime të sakta se si të definohet më qartë politika dhe korniza negociuese për Kosovën, shkruan Danas.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia të shtunën janë pajtuar që të pranojnë dokumentet identifikuese të njëra tjetrës pa pasur nevojë për flet-kalimet e aplikuara një nga Serbia për shtetasit e Kosovës. /InLajmi/




















