Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është liruar nga paraburgimi.
Këtë e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini.
“Po, është liruar nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve, kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim,” tha Qerkini.
Lushtaku ishte arrestuar pasi dyshohet se ishte përfshirë në një incident në Skenderaj, që kishte ndodhur më 4 korrik, ku ishin plagosur 2 policë.
Ky rast ende vazhdon të hetohet, tha avokati i Lushtakut për Klan Kosova.
Pas lirimit, ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, e ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me Nuredin Lushtakun.
