Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se bashkëndjenë me familjarët që janë duke i pritur më të dashurit e tyre të zhdukur gjatë luftës për fatin e të cilëve nuk din asgjë tash e 23 vite, përcjell InLajmi.
Haradinaj, tha kur bota do ti kujtojë personat e zhdukur, ashtu edhe ne do i kujtojmë çdo ditë e gjithmonë ata derisa të vendoset drejtësia.
Të zhdukurit janë plaga jonë e hapur, tha Haradinaj, duke shtuar se ata u rrëmbyen vetëm pse dëshiruan të jetojnë të lirë në dheun e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia.
Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve.
Kosova nuk harron! /InLajmi/