I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit më të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha së si opozitë kemi qenë gjithnjë aktiv kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit dhe kemi pasur gjithherë komunikim, raporton InLajmi.
Haradinaj shtoi së si parti nuk kërkojmë të kemi rol në dialog, por si opozitë jemi të gatshëm të ndihmojmë pa hezitim në temat që lidhen me Serbinë.
“Për interesa nacionale të shtetit, nuk presim edhe me na ftuar, ne kemi qenë aktivë. Ne kemi pasë komunikim të vazhdueshëm. I kemi prezantuar kryeministrit Albin Kurti, se nëse ai do të ecë përpara në koordinim me ne, nuk kërkojmë rol në dialog, por asnjëherë s’do të hezitojmë me ndihmuar Kosovën në një temë në përballje me Serbinë”, u shpreh Haradinaj.
Tutje ish-kryeministri ka bërë të ditur se kryeministrit Kurti i ka sugjeruar që në dialog të shkohet më marrëveshje një pas një, ndërsa ka kujtuar edhe rolin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.
“Ia kam tërheq vërejtjen Kurtit në këtë rast, për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një. Dhe ia thash kryeministrit Kurti, që Bashkimi Evropian e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike gjeostrategjike kanë ndryshuar, dhe Bashkimi Evropian nuk më është neutral, është në luftë me Rusinë, njëjtë sikurse e gjithë bota e përparuar”, shtoi ai.
Lideri Haradinaj mendon se kryeministri Kurti duhet të kërkoj zyrtarisht që platforma e dialogut të kaloi tek presidenti amerikan.
”Dhe tash është koha që edhe Kurti me kërkua zyrtarisht, që platformën e dialogut me kaluar tek presidentit i Amerikës, tek zotëri Biden, sepse në këtë mënyrë do të sigurohej jo vetëm arritja e marrëveshjes, por edhe garanci në implementim”, përfundoi ish-kryeministri. /InLajmi/