Ministrja e Kulturës, Elva Margariti është takuar me Nicolas dhe Oliver Berggruen, nipërit e aktorit të famshëm shqiptar, Aleksandër Moisi.
Gjatë një vizite që 2 vëllezërit po zhvillojnë prej disa ditësh në Shqipëri, ata janë ndalur sot në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.
Ministrja Margariti i ka shoqëruar në këtë vizitë, pas së cilës është shprehur se u fol mbi mundësinë e bashkëpunimit në kulturë me vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen, njëri prej të cilëve, investitor i suksesshëm e filantrop, ndërsa tjetri historian arti e kurator, me peshë në botën artistike, shkruan Kult Plus.
Nicolas dhe Oliver janë djemtë e vajzës së të madhit Aleksandër Moisi, Bettina Miosiut, e cila në rininë e saj ka qenë gjithashtu aktore. Vëllezërit kanë vizituar qytetin e Durrësit, Muzeun kushtuar Aleksandër Moisiut dhe objekte të tjera që mbajnë emrin e tij, si teatrin, universitetin etj.