Memphis Depay është më afër qëndrimit sesa largimit nga skuadra e Barcelonës.
Të paktën kështu është bërë e ditur deri më tani nga, Gerrard Romero.
Holandezi ishte afër kalimit te Juventusi, mirëpo marrëveshja dështoi për shkak të pagës së kërkuar nga lojtari, shkruan lajmi.net.
Largimi i Aubameyang në drejtim të Chelseas është një mundësi e mirë që sulmuesi të qëndrojë në “Camp Nou”.