Qeveria e Ukrainës po aplikon për të futur qytetin port të Odesës në Listën e Trashëgimisë Botërore të vendeve të mbrojtura të OKB-së, transmeton InLajmi.
Qendra e saj historike, e njohur për arkitekturën e saj, tashmë është “prekur nga bombardimet” dhe “ndodhet vetëm disa dhjetëra kilometra larg vijës së frontit” me ushtrinë ruse, sipas UNESCO-s, shkruan BBC.
Tani analistët thonë se presidenti rus Vladimir Putin së shpejti mund të synojë Odesën për të bllokuar plotësisht hyrjen e Ukrainës në Detin e Zi, potencialisht me bombardime të rënda si ato që rrafshuan portin e Mariupolit. /InLajmi/