Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria që ai drejton e dëshmuan që janë të paaftë, përcjell InLajmi.
Tahiri ka thënë së ishte LDK ajo që tregonte haptas që kjo qeveri është e paaftë, por kësaj radhe ajo e vërtetoi këtë gjë vetë më shkrim dhe me zë.
Sipas tij paaftësia e Qeverisë së Kosovës i ka kushtuar rëndë qytetarëve duke i lënë pa projekte të relizuara, me krizë energjetike dhe krizë në arsim.
Si përfundim Tahiri tha së Kurti arriti në përfundim që ai bashkë më ministrat e tij janë të dështuar.
Postimi i plotë i tij:
Kurti, me zë e me shkrim e pranoi që Qeveria e tij është e paaftë
Ka kohë që LDK e kishte konstatuar faktin se kjo Qeveri është e paaftë, ndërsa paaftësia e kësaj Qeverie po i kushton rëndë qytetarëve në të gjitha aspektet, me 0 projekte të realizuara, krizë energjetike e krizë në arsim.
Kurti, gjatë mbledhjes së subjektit të tij, me zë e me shkrim e pranoi se ministrat e tij kanë dështuar prandaj i paralajmëroi ata me shkarkim.
Megjithatë, Kryeministri është përgjegjës për këtë situatë më shumë sesa ministrat mbi të cilët po përpiqet të hedhë fajin. Kur gjërat nuk funksionojnë, është menaxheri ai që duhet të marrë përgjegjësinë. Kurti po mundohet të fajësojë të gjithë përveç vetes në situatën kur ai është në krye të vendit dhe ky është manipulim i tij! /InLajmi/