3 anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes së eksportit të drithit të nënshkruar muajin e kaluar në Istanbul, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Dërgesat nga portet e Ukrainës po vazhdojnë, thuhet në një deklaratë të ministrisë, e cila shtoi:“3 anije të tjera të ngarkuara me drithë u nisën nga portet ukrainase këtë mëngjes”.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rifilluar eksportet e drithit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u ndaluan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e 7-të, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të 3 vendet dhe OKB-ja është krijuar në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.




















