Artistja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa mungoi në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, shkruan InLajmi.
Por këngëtarja Lipa do të performojë për publikun shqiptar në muajin nëntor, lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.


Rama i ka përshëndetur të gjithë qytetarët me superenergjinë e festivalit “Sunny Hill” dhe me falënderimin për këngëtaren Dua Lipa, që do të përformojë në muajin nëntor në Shqipëri.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjes dhe me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë. /InLajmi/




















