Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka thënë se Perëndimi e ka njohur jashtëligjshëm pavarësinë e Kosovës, transmeton InLajmi.
Në një intervistë për kanalin televiziv Zvezda, Lavrov tha se në përpjekje për të ruajtur dominimin, Perëndimi refuzon ligjin e të drejtës ndërkombëtar dhe i’u imponon të gjithëve një “rend botëror të bazuar në rregulla”.
Në të njëjtën kohë, siç shtoi ai, rregullat ishin hartuar për një “detyrë” të caktuar.
“Kur i konvenon, perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë, të shpallur jolegjitime, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme siç ishte rasti me Kosovën. Kur nuk i konvenon si referendumi i hapur në Krime, i cili u pranua edhe nga përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile në vendet perëndimore dhe të tjera, ai shpallet i paligjshëm”, tha Lavrov.
Në intervistë, ministri theksoi se Perëndimi paturpësisht po përpiqet të detyrojë të gjitha vendet e botës të ndryshojnë mendimin e tyre për Rusinë.
“I thyejnë deri në gjunjë me metodat më brutale”. Ata as nuk kanë turp nga deklaratat publike se nëse dikush nuk i bindet, nuk do të jetë mirë”, tha Lavrov./InLajmi/