Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar pritjen e 1.798 afganëve të cilët erdhën një vit më parë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Shefi i ekzekutivittë vendit ka thënë se një vit më parë Kosova ka siguruar strehim për 1.798 afganë të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre në mes të pasigurisë.
Gjithashtu ai tha se vendi ynë në partneritet me aleatët tanë është përherë i gatshëm të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë.
“Një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1.798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka thënë Kurti. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1564187745081327617