Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, ku 5 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autobusi me turistë u nis nga distrikti Tavsanlı i Kutahya në rrethin Mudanya të Bursës, kur doli jashtë kontrollit në vendndodhjen Kocayayla të rrethit İnegol të Bursës, rreth orës 08:30 të mëngjesit të së dielës, shkruan ABC News.
Autobusi përfundoi 20 metra poshtë. Në aksident humbën jetën shoferi dhe 5 pasagjerë.