Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për shfuqizimin e dokumenteve për hyrje-dalje, përcjell InLajmi.
Stolenberg ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen përmes dialogut.
Sekretari i NATO-s gjithashtu ka kërkuar që edhe KFOR-it të mbetet vigjilent sa i përket sigurisë. /InLajmi/
https://twitter.com/jensstoltenberg/status/1563899546924732417