Një makinë e përdorur nga Princesha e Uellsit, Diana, u shit të shtunën në ankand për 766 mijë euro.
Diana, e cila vdiq pothuajse 25 vjet më parë në një aksident trafiku, përdori një “Ford Escort RS Turbo” të zezë për 3 vjet.
Makina u shit përfundimisht nga “Silverstone Auctions” në Warwickshire tek një blerës nga Cheshire, raporton BBC.
Çmimi fillestar ishte 100 mijë pound dhe u kthye në një duel mes blerësve nga Dubai dhe Coventry. Megjithatë, kur makina arriti çmimin prej 450 mijë pound, ofertat kryesore erdhën nga blerësit në Cheshire dhe Dubai, me një blerës anglez që fitoi përfundimisht, shkruan Eoronews.al.
Në qershor 2021, një tjetër “Ford Escort” i drejtuar nga Diana u shit në ankand për 52 mijë, apo 61.300 euro.