Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë mes 2 vendeve, përcjell InLajmi.
Varhelyi tha se shpreson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, të shënoj një epokë të re edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të shënojë një epokë të re të përparimit real në dialog, bazuar në marrëveshjet dhe zbatimin e ndërsjellë”, tha ai. /InLajmi/
I welcome the agreement on free movement between #Kosovo and #Serbia and I sincerely hope this signals a new era of real progress in the dialogue, based on mutual agreements and implementation. https://t.co/F1peKUKC3C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) August 28, 2022