Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva ka paralajmëruar se nëse vendi ynë vazhdon të ketë mungesë të punëtorëve, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetëshërbyes, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi, i cili mungesën e punëtorëve e lidh me trajtimin e tyre si “skellvër”.
“Nuk do të ketë skllevër më”, ka shkruar ai.
Krasniqi theksoi se punëtorët duhet të paguhen edhe të trajtohen si të tillë.
Postimi i plotë i tij:
Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë” (lajmi.net 28 gusht 2022) Koment: nuk ka skllevër më. Punëtorë edhe ka, ama ata duhet të paguhen e të trajtohen si punëtorë. Sa për vetë-shërbim, më mirë shërbejmë në shtëpitë tona, se sa në kafenetë tuaja. Nera ju rrittë!. /InLajmi/