Përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje, duke i shfuqizuar ato, përcjell InLajmi.
Sipas Borrell, tash e tutje serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.
Përfaëqësuesi i BE-së njoftoi se Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. /InLajmi/
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1563553048978264065