Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për qendërmbrojtësin francez, Wesley Fofana.
Blutë tashmë e kishin bërë prioritet për një kohë të gjatë francezin për ta transferuar këtë verë, me skuadrën e Leicesterit që insistonte ta mbante atë për së paku edhe një sezon tjetër.
Rezistencës së ‘Dhelprave’ si duket i ka ardhur fundi dhe se ata tani përfundimisht janë dorëzuar për të mbajtur futbollistin e tyre.
Tashmë ka një marrëveshje mes 2 klubeve për Fofanan, transmeton Sinjali.
Francezi do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare me londinezët.