Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se negociatat e fundit me palën shqiptare nga Kosova ishin të pasuksesshme, me ndërmjetësues jashtëzakonisht të vështirë dhe shtoi se Beogradi insiston që nuk do të flasë më për asgjë pa përmbushjen e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Tanjug,
Vuçiq, ka qenë i ashpër ndërsa është shprehur se nuk do të diskutohet asgjë me Kosovën pa krijimin e Asociacionit.
“Ajo çka ne insistojmë është se nuk ka asgjë për të cilën duam të flasim pa Asociacionin. Ne nuk e kemi problem që ta përmbushim edhe atë që nuk e kemi nënshkruar ne por të tjerët para nesh, por edhe ju duhet ta përmbushni atë që keni nënshkruar, pra Asociacionin”, ka theksuar Vuçiq në adresimin e tij të sotëm para mediave, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se tash e sa ditë temë e diskutimeve nga ndërmjetësuesit evropian dhe amerikan me udhëheqjen e Kosovës dhe Serbisë, është tejkalimi i situatës së krijuar mes 2 vendeve pasi që Kosova ka paralajmëruar zbatimin e reciprocitetit me targat dhe letërnjoftimet me Serbinë