Politikania serbe, Rada Trajkoviç e ka vlerësuar si “të mirë” marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për shfuqizimin e dokumenteve për hyrje-dalje, mirëpo ka kritikuar përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, përcjell InLajmi.
Trajkoviç ka theksuar se përmbajtja e kësaj marrëveshjeje, kryesisht zyrtarizimi i reciprocitetit të plotë ndërmjet 2 vendeve tregon se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye Serbia nuk do të jetë më as pjesë e dialogut.
Ndryshe, kjo marrëveshje e arritur mes 2 vendeve është përgëzuar nga zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së. /InLajmi/
https://twitter.com/trajkovic_rada/status/1563566091640549382