Një turiste nga Peruja rrezikoi jetën këtë fundjavë teksa eksploronte zonën ne vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh.
Ajo po ecte në këmbë midis shkëmbinjve, kur ka mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.
Policia njofton se pas kërkimeve, ka mundur të identifikojë vendodhjen e shtetases peruane, shkruan Top Channel.
Pas evakuuimit ajo ka marrë ndihmën mjekësore.