Aktivisti, Rron Gjinovci pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për leternjoftimet e ka përgëzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin duke thënë se “kogja kogja po din në negociata”, përcjell InLajmi.
Tutje ai ka thënë se tash kur kosovarët shkojnë në Serbi nuk do të marrin letër poshtëruese në vend të letërnjoftimit.
Ndryshe, kjo marrëveshje e arritur mes 2 vendeve është bërë e ditur nga Përfaqësuese i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.
Postimi i plotë i tij:
Reciprociteti 100%
Tash kur shkojna na në Serbi mo s’na japin letër poshtëruse në vend të letërnjoftimit, as na atyne.
Bravo Bini, kogja kogja po din në negociata . /InLajmi/