Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje, përcjell InLajmi.
Berisha e ka quajtur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin me nofka ironizuese “Lider Lucizmatik” e “Alpin Kurti”, duke shtuar se ai nuk e pranoi presionin që po i bëhej andaj ra dakord për marrëveshje.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.
Postimi i plotë i tij:
Lideri Lucizmatik Alpin Kurti e paska nenshkru marrveshjen , e kam ditur që nuk e pranon presionin. /InLajmi/