Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim organizatorët dhe seminaristët e Seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku theksoi gatishmërinë për shtim të përkrahjes dhe kujdesit institucional për studimet albanologjike, përcjell InLajmi.
Organizatorët shprehën mirënjohje për përkrahjen e pa rezervë, siç thanë, dhënë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për seminarin.
Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e rritjes së mbështetjes për publikime të albanologjisë në Kosovë e Shqipëri.
Gjithashtu u theksua rëndësia e krijimit të një platforme të përbashkët për publikime cilësore Kosovë–Shqipëri, nën udhëheqjen dhe redaktimin e këtyre botimeve nga emra eminentë nga fusha e albanologjisë
Më tej u veçua se ky seminarj ubilar krahas numrit të lartë të pjesëmarrësve, solli edhe shumë prurje të reja që kanë arritur pritshmeritë e organizatorëve. /InLajmi/