I mbani mend xhinset e gjera blu të lehta që babai juaj vishte në vitet 90-ta? Epo ata janë kthyer sërish në modë, tani për gratë.
Të quajtura “Baggy Dad”, këto xhinse mund t’i vishni pothuajse me çdo gjë që dëshironi, qoftë një bluzë e hollë, një pallto e gjerë apo një këmishë e lezetshme.
Nëse doni ta çoni këtë pamje në ekstrem, merrni një pulovër me jakë V për të kompletuar pamjen, shkruan ABC News.
Të famshëm si Victoria Beckham, Kendall Jenner, Rita Ora, Hailey Bieber etj tashmë i kanë veshur. Padyshim, që ky model do të pushtojë fuqishëm rrugët këtë vjeshtë.