Një person e ka humbur jetën derisa ka qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru në Gjilan, përcjell InLajmi.
“Vdekje e dyshimtë, Gjilan 25.08.2022 – 11:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ku si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë personi e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës ku ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar në Gjilan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./InLajmi/