Nicolas Pepe i është bashkuar skuadrës së Ligue 1 OCG Nice në formë huazimi për sezonin 2022/23.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi londinez, me anë të një njoftimi.
27-vjeçari iu bashkua ‘Topçinjve’ nga skuadra franceze Lille në fillim të sezonit 2019/20 dhe ka bërë gjithsej 111 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola.
Anësori përfundoi mirë sezonin e tij debutues duke qenë në formacionin fillestar për finalen e Kupës FA 2020, duke shënuar golin e fitores 2-1 ndaj Chelsea.
Nico ka qenë i rregullt në ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë që kur bëri debutimin e tij në 2016, duke qenë pjesë e skuadrës së vendit të tij në Kupën e Kombeve të Afrikës në 2017, 2019 dhe 2021, transmeton lajmi.net.
Ai ka bërë 34 paraqitje për Bregun e Fildishtë, duke shënuar 9 gola.