Ish-drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihu, vlerëson se inatet personale me kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe kryeministrit, Albin Kurti, kanë kaluar çdo kufij sa edhe fillojë greva.
Salihu tha se Qeveria dhe SBAShK-u duhet të kenë një ndërmjetësues që të arrijnë një marrëveshje që fëmijët të mos pësojnë si shkak i inateve të tyre.
“Faktor vendimtar i grevës është moskomunikimi. Qeveria e ka obligim të komunikojë me sindikatat. Sindikatat çështjen e grevës e kanë të rregulluar me ligj dhe me ligj për organizimin sindikal. Por, këtu kemi edhe inate personale me kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe kryeministrit, Albin Kurti, dhe këto inate personale mes tyre kanë tejkaluar çdo gjë tashmë dhe për fat të keq mund edhe të fillojë greva”, tha ai në Info Magazine në Klan Kosova.
“Duhet të ketë një ndërmjetësues mes Qeverisë dhe SBAShK-ut që të mos futemi në grevë, po u futëm në grevë ne ju bëjmë shumë padrejtësi së pari fëmijëve tanë, si fillim me pandemi, pastaj me sistemin e dobët arsimor tash t’jua shtojmë edhe këto trauma sa herë që fillon viti shkollor me kërcënime për greva dhe moskomunikim mes faktorëve është e tepërt” u shpreh Salihu.