Shtetet afrikane po blejnë gjithnjë e më shumë dronët turq për të luftuar grupet e armatosura, shkruan analisti Paul Melly, transmeton InLajmi.
Kjo armë e prodhuar nga Turqia kishte dëshmuar tashmë efektivitetin e saj për të ndihmuar Azerbajxhanin të mposhtte forcat e blinduara armene dhe të rrëmbejë një territor të gjerë në luftën e Nagorno-Karabakut të vitit 2020.
Javët e fundit është parë një ngarkesë Bayraktar TB2 e dorëzuar në shtetin e Afrikës Perëndimore të Togos, i cili po përpiqet të frenojë infiltrimin e luftëtarëve xhihadistë që lëvizin në jug nga Burkina Faso.
Klientë të tjerë afrikanë që kërkuan këtë dron ishin Etiopia, Maroku dhe Tunizina ndërsa Angola gjithashtu ka shprehur interes.
Por e para që përdori këto armë të fuqishme mbikqyrjeje dhe goditëse në kontinent mund të ketë qenë qeveria e njohur nga OKB-ja në Libi – ku ata u panë që në vitin 2019 dhe mund të kenë ndihmuar forcat e Tripolit të mbajnë nën kontroll rebelët lindorë, shkruan BBC.
Për blerësit afrikanë, veçanërisht vendet më të varfra, dronët ofrojnë mundësinë për të zhvilluar fuqi të konsiderueshme ajrore pa koston e madhe të pajisjeve dhe viteve të trajnimit elitar që kërkohet për të zhvilluar një forcë konvencionale sulmi ajror të avionëve të drejtuar. /InLajmi/