Së fundi miliarderja, Kylie Jenner zbuloi se çfarë e bën të ndihet e sigurt dhe me vetëbesim, transmeton InLajmi.
Mëmësia i ka dhënë yllit të Kardashians të gjithë vetëbesimin që i nevojitet.
Ylli i Kardashians, Kylie ka një vajzë 4-vjeçare, e cila quhet Stormi dhe djalin 6-muajsh me Travis Scott.
Ajo ka treguar se kur ndihet më e sigurt në jetën e saj dhe pa dyshim që janë fëmijët e saj, të cilët ia japin sigurinë dhe dashurinë që i duhet.
“Ndoshta kur jam me fëmijët e mi”, tha ajo. “Sa herë që fëmijët e mi janë pranë, ndihem e sigurt. Sa herë që Stormi është pranë, ndihem gjithmonë e sigurt”, shkruan E.News.
Kylie zbuloi gjithashtu se gjithmonë do të jetë një person, e cila merr shumë këshilla nga mamaja e saj Kris Jenner. /InLajmi/
