Anësori brazilian i Ajax Amsterdam, Antony pritet t’i bashkohet skuadrës së Manchester United në ditët e fundit të merkatos.
‘Djajtë e Kuq’ i kanë komunikuar lojtarit dhe kampit të tij se do të nisin një ofertë të re drejt Ajax, sa më parë të jetë e mundur, bën të ditur Fabrizio Romano.
Man United do të bëjnë maksimumin për të nënshkruar me Antony. Ai është top prioritet.
Oferta për kartonin e lojtarit prite të shkojë deri në 100 milionë euro, përcjell lajmi.net
United i kanë ofruar Antony një kontratë pesëvjeçare. Marrëveshja personale është arritur gati 10 ditë më parë. Gjithçka tani në dorën e 2 klubeve.