Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka fituar çmimin UEFA si “Lojtari i Vitit 2022” pas sezonit të tij fenomenal 2021-2022, ku ai fitoi titullin e Ligës së Kampionëve së bashku me shokët e tij të skuadrës, transmeton InLajmi.
Benzema shënoi 15 gola dhe dha 1 asist në 12 ndeshjet që luajti për Madridin gjatë edicionit 2021-2022 të Champions League.
Sulmuesi francez ishte lojtari më i mirë i skuadrës që mori titullin evropian, kështu që është e qartë se ai e meritonte këtë çmim.
Sulmuesi francez pritet të fitojë “Topin e Artë 2022” kur ceremonia të zhvillohet në tetor, shkruan Managing Madrid.
Benzema përfundoi sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe ishte lojtari më i mirë në botën e futbollit sezonin e kaluar. /InLajmi/