Ish politikanja serbe, Vesna Peshiq thotë se Kosova i ka të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë një shtet të pavarur dhe asaj i duket qesharake që tani të 2 palët, siç thotë ajo, po “grinden për tabela automjeteve”, transmeton InLajmi.
Ajo beson se Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosovën e ka humbur.
“Kosova nuk ka se si të kthehet”, tha Peshiq në ajo emisionin ‘Dita e Re’ në televizionin N1, duke shtuar se nuk është e rëndësishme nëse do të jenë tabelat RKS apo KM, shumë më e rëndësishme mendoj është se si të jetosh në Kosovë.
Peshiq beson se situata rreth Kosovës ka ndryshuar shumë, sepse “amerikanët janë përfshirë shumë në të”, madje thotë se “Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdimisht po monitoron se çfarë po ndodh”.
“Qëllimi është të zvogëlohet ndikimi rus në Ballkan”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se problemi është se Serbia nuk heq dorë nga veriu i Kosovës.
“Nuk do t’i ngrejë duart nga veriu i Kosovës, sepse ka popullatë shumicë serbe dhe Serbia nuk heq dorë nga aneksimi i saj”, tha Peshiq.
Duke kujtuar se edhe më herët ka pasur propozime për ndarjen e Kosovës, ajo thotë se me shumë mundësi nuk do të arrihet marrëveshje për ndarje, prandaj veriu mbetet problem.
Kujtojmë se të mërkurën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të ketë kthim të targave të KS, të cilat janë targa neutrale ndaj statusit sipas Rezolutës 1244.
Po të mërkurën Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, takuan krerët e shtetit të Kosovës dhe opozitën në përpjekje për të ulur tensionet e fundit të shkaktuara nga masat e reciprocitetit të Prishtinës lidhur me targat dhe dokumentet personale./InLajmi/