Faton Topalli – ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti, nuk do të duhej të merrte pjesë në dialogun teknik me Serbinë.
Topalli më tej i ka cilësuar si probleme anësore çështjen e targave dhe dokumenteve të identifikimit mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta10.
“Situata e shtatorit vjen si rezultat i mosdiskutimit të pikës kryesore, sepse çështja e targave dhe dokumenteve është krijuar si problem që Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës. Pra, nëse do të zgjidhej ky problem, targat dhe dokumentet e identifikimit do të ishin problem anësore. Një prej kritikave të mija për z.Kurti është marrja pjesë në dialogun teknik, në vend se të diskutohen çështjet kryesore, si e ajo njohjes reciproke, e të pagjeturve. Të gjitha të tjerat janë të zgjidhshme”, ka thënë ai.