Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së financave që t’iu ndalet paga punëtorëve që do i përgjigjen thirrjes së sindikatave për grevë e cila ka filluar të enjten, përcjell InLajmi.
Haradinaj, duke vlerësuar të drejtë grevën e punëtorëve ai i ka bërë thirrje kryeministrit që në vend se të kërkoj fajin tek punonjësit, të korrigjon veten.
Madje Haradinaj ka shkuar aq larg teksa thotë se ‘kryeministri po tallet me punëtorët për mos me thënë se po i vjedh ata’.
Lideri Haradinaj, mbështet grevistët ndërsa thotë se është e drejta e tyre dhe mjeti i vetëm për realizimin e kërkesave për pagë dinjotze për ‘mbytjen’ e krizës ekonomike që u ka mbërritur në asht.
Ish-kryeministri Haradinaj i bën thirrje qeverisë që të reflektojnë karshi kërkesave të punëtorëve dhe ta hartojnë e miratojnë Ligjin e Pagave, ndryshe paralajmëron ai se çdo formulë tjetër do i’u kthehet boomerang, sepse durimi ka fund.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata.
Punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, sepse kriza ekonomike e sociale ju ka mbërritur në asht.
Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!! /InLajmi/