Kampioni kosovar i edicionit të kaluar ka depërtuar në fazën e grupeve të Conference League, që është një nga 3 ligat kryesore futbollistike kontinentale.
Ndeshja e të enjtes në Prishtinë ka përfunduar me fitoren e klubit kosovar me rezultat 1-0.
Meriton Korenica e ka shtyrë topin drejt rrjetës pas një tollovie para portës së Shkupit. Ka qenë minuta e 69 kur rahoveciani ka realizuar gol, duke i dhënë Ballkanit epërsinë.
Shkupi ka mbetur me një lojtar më pak qysh në minutën e 2-të, pasi Xhelil Abdullai është ndëshkuar me karton të kuq, shkruan RTK.
Ndeshja e sontme ishte takimi i 2-të pasi ndeshjen e parë para një jave klubi kosovar e kishte fituar me rezultat 2-1.