Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena, kanë vizituar një memorial për ushtarët në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Dyshja vendosën lule të verdha dhe blu në Murin e Kujtesës së Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Kiev, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit.
Në një fjalim Zelensky u zotua të çlirojë të gjitha territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia pa “asnjë lëshim apo kompromis”.
“Nuk na intereson çfarë ushtrie keni, neve na intereson vetëm toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, tha ai.
Rusia ka filluar luftën në Ukrainë që nga shtatori i vitit 2022./InLajmi/