15 persona janë vrarë në një sulm rus në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton InLajmi.
Rreth 50 të tjerë u lënduan, i tha ai Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 70 milje (110 km) në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.
4 vagona ishin djegur, tha ai, shkruan BBC.
Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet nga 15. /InLajmi/