Presidenti i SHBA Joe Biden konfirmon se SHBA po i dërgon Ukrainës gati 3 miliardë dollarë (2.5 miliardë £) në një paketë të re armësh dhe pajisjesh, transmeton InLajmi.
Ky këst është më i madhi dedikuar Ukrainës nga SHBA-ja deri më sot.
Biden shton se paratë do t’i lejojnë Ukrainës të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.
Në përvjetorin e 6 mujorit të pushtimit, Biden thotë se ukrainasit kanë frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë.
Ukraina do të mbetet një “komb sovran dhe i pavarur”, shtoi ai, shkruan BBC.
Rusia ende po vazhdon luftën e saj të cilën po e quan “operacion special”./InLajmi/