Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani, i ka dërguar letër urimi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt, për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se Kosova është në çdo veprim të Ukrainës deri sa ajo të fitojë luftën.
“Letra ime drejtuar presidentit Zelensky dhe populli ukrainas në ditën e tyre kombëtare. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju deri sa Ukraina të fitojë. Slava Ukraina”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Ukraina shënon të mërkurën 31 vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik. /InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1562334925742870528?cxt=HHwWgMC40cvVw64rAAAA