Sezoni i 3-të i “Morning Show” sapo mori një tjetër fytyrë të re: yllin e “Sleepy Hollow”, Nicole Beharie, transmeton InLajmi.
Së fundi kësaj serie i është bashkuar edhe Jon Hamm dhe Julianna Margulies.
Nicole Beharie, e cila më parë luajti në Sleepy Hollow dhe Little Fires Everywhere, po vjen në xhirimet e shfaqjes televizive të preferuar të të gjithëve gjatë ditës dhe ndoshta ajo mund të sjellë pak nga ajo magji e Hollow në këtë set dramatik.
Beharie do të luajë rolin e Christina Hunter, një spikere e re në The Morning Show.
Ndryshe, The Morning Show është një serial televiziv dramatik amerikan me aktorë Jennifer Aniston, Reese Witherspoon dhe Steve Carell, që u shfaq premierë në Apple TV+ më 1 nëntor 2019, shkruan E.News.
Seriali është frymëzuar nga libri i Brian Stelter “Top of the Morning: Inside the Cutthroat World of Morning TV”. /InLajmi/