Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në një prononcim për Ekonomia Online tha se për shkak të vjetërsisë disa nga blloqet e kësaj korporate kanë nevojë vazhdimisht për riparime.
Prandaj sipas tij, kjo edhe po sjell mungesë të prodhimit të energjisë elektrike.
Madje ai ia ka kujtuar një propozim Vetëvendosjes, e që thotë se sa ishte në opozitë kërkonte që të rivitalizohet blloku Kosova A, por që tash ende nuk është bërë asgjë.
“Korporata energjetike e Kosovës dihet se është me disa blloqe të vjetra edhe kuptohet gjithë herë duhet të ketë riparime. Njëri bllok i Kosovës B është në riparim dhe kjo është arsyeja që nuk ka energji të mjaftueshme të prodhuar në Kosovë”.
Sipas tij, po të ndodhte kjo, Kosova nuk do të kishte nevojë për import të energjisë, por do të eksportonte në këtë kohe krize.
“Gjithashtu e kemi bllokun A5 që nuk është riparuar me kohë dhe kjo ka sjell një dëm jashtëzakonisht të madh te KEK-u. Kur kjo Qeveri ishte në opozitë jemi kanë në një vij të bëhet rivitalizimi i Kosovës A. Sikur të ishte bë rivitalizimi i Kosovës A, Kosova nuk do të kishte nevojë për import të energjisë, por do të eksportonte në këtë kohe krize energjetike”.