Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova me ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe diplomatin austriak Wolfgang Petritsch, teksa shihen me duar të bashkuara me njëri-tjetrin, përcjell InLajmi.
Duket se fotoja është si një “kunjë” për Qeverinë e Kosovës, pasi opozita po e akuzon kryeministrin e vendit, Albin Kurtin se po i mban larg aleatët e Kosovës.
Mustafa ka shkruar “Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq”.
Postimi i plotë i tij:
Kur Kosova kishte zot shtëpie, e shtëpinë plot miq.
Rugova, Hill, Petritsch. Rambouillet. /InLajmi/