Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia nuk është pajtuar në temën e personave të zhdukur në bisedimet e fundit Kosovë-Serbi, raporton InLajmi.
“Te tema e personave të zhdukur me dhunë, nuk ka pasur dakordësi nga pala tjetër që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Pra, për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti i dakorduar, por nuk është nënshkruar” tha Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka sqaruar se pala serbe nuk ka pranuar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit.
“Është pala tjetër ajo që nuk ka pranuar. Sa për neve, të enjten ishte nënshkruar kjo marrëveshje” shtoi kryeministri.
Ndryshe, takimi në Bruksel me 18 shkurt, mes Kurtit e Vuçiqit përfundoi pa marrëveshje mes palëve, kurse ndërmjetësuesit e BE-së Josef Borrel e Miroslav Lajçak, kanë shprehur besimin për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave dhe letërnjoftimeve para një shtatorit, data kur Kosova do të filloj zbatimin e vendit të saj për targat./InLajmi/