Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, përcjell InLajmi.
Ballazhi ka thënë se Thaçin e kishte parë të fortë ashtu si në kohërat e luftës, i cili sipas tij po mbahet padrejtësishtë në Hagë.
Gjithashtu ai tha se ish-presidenti Thaçi ishte plot shpresë dhe i bindur në fitoren e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës.
Postimi i plotë i tij:
Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë sepse këta njerëz marrin vendime të guximshme në kohë të vështira.
I tillë është edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe pse aq i ri në moshë, vetëm në vitet e 20-ta të jetës së tij, ai bëhet figurë kyqe si në organizime të lëvizjeve studentore e gjithëpopullore, edhe në themelimin e UÇK-së dhe çlirimit, e më pas deri në shpallje të Pavarësisë dhe në krijimin e standarteve jetësore në Kosovë.
Të fortë e të palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës, e gjeta sot në vendin ku po mbahet padrejtësisht. Dhe ashtu siç ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e Kosovës gjatë luftës, të tillë e gjeta sot gjatë vizitës sime në Hagë, i cili ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës, fitore kjo që do të jetë e gjithë Kosovës dhe shqiptarëve.
Krenar me ty, President! /InLajmi/