Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar kabinetin e tij qeveritar dhe opinionin publik për temat të cilat janë diskutuar më 18 gusht në Bruksel në kuadër të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, raporton InLajmi.
Sipas tij, ishte presidenti Vuçiq ai i cili gjatë diskutimeve ka lënë të kuptohet se nuk është i interesuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”,
tha Kryeministri i Kosovës.
Kurti ka theksuar se pala serbe nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve por dëshiron të diskutojnë për marrëveshje të vogla.
Kurti, ka shpalosur para kabinetit të ekzekutivit edhe detaje të tjera të bisedimeve në Bruksel më 18 gusht, konkretisht temat që pala e Kosovës i shtruar e të cilat fokus kanë arritjen e marrëveshjes finale.
“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:
Statusin e marrëdhënieve bilaterale të 2 vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare
Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj
Bashkëpunimi liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve
Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive
Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme. jo me idenë e ri negocimit të tyre
Duhet të vendos qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes se zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”./InLajmi/